Paul Pogba është shumë pranë Juventusit, por Massimiliano Allegri bën shaka në lidhje me një rikthim të mundshëm të tij te skuadra bardhezi.
“Pogba me siguri nuk vjen sepse ka frikë të më sfidojë në basketboll”, ka thënë trajneri i Juventusit.
Duke lënë mënjanë batutat, klubi bardhezi po punon seriozisht për të rikthyer Pogba në Torino dhe bisedimet me agjentët e tij duken në rrugë të mbarë.
Orët e fundit flitet se është rritur interesi i Realit për mesfushorin francez, por duket se bardhezinjtë janë më të avantazhuar, sepse edhe vetë lojtari pëlqen më shumë këtë alternativë. / Oversport.tv