Allegri: Problemi i këtij Juventusi 5 minutat e fundit, Dybala ka shpirtin e duhur

Juventusi triumfoi kundër Zenit me rezultatin 4-2 dhe siguroi kualifikimin në raundin tjetër të Champions League. Pas ndeshjes foli trajneri Massimiliano Allegri, i cili preku shumë tema dhe bëri thirrje që skuadra e tij të mos i përsëritë pesë minutat e fundit të ndeshjes.

“Skuadra bëri një ndeshje të mirë edhe në planin teknik. Intensiteti dhe kurajo ishin të rëndësishme. Nuk e humbëm qetësinë edhe pasi pësuam golin. Ishte një gol i rastësishëm në një trajektore të çmendur. Ne mund të kishim shënuar edhe më shumë gola.

Gjithçka ishte pozitive, jemi kualifikuar dhe duhet të përmirësojmë vetëm pesë minutat e fundit. Ato minuta janë emblema e Juventusit: bëmë tre kundërsulme dhe pësuam një gol. Nuk ka pse të ndodhë”.

“Dybala dhe McKennie? Dybala ishte paraqitur mirë në stërvitje dhe më pas dëmtimi e ndaloi. Ai ka shpirtin e duhur për të treguar cilësitë që ka, i pëlqen skuadra. Paulo është një lojtar shumë i rëndësishëm.

Tani të mendojmë të rikuperohemi për në kampionat. Sa i takon Weston McKennie, ai është në një gjendje të shkëlqyer fizike dhe po paraqitet shumë mirë”.

“Serie A? Ndeshja e së shtunës është e vështirë. Fiorentina është një ekip që ka lojtarë të mirë, një trajner të mirë dhe që sulmon. Bëhet fjalë për një ekip teknik dhe do të duhet një ndeshje e shkëlqyer nga ana jonë. Momentalisht jemi mirë, por le të përpiqemi të paraqitemi mirë edhe të shtunën”.

“Morata e Chiesa? Jam i lumtur për Alvaron që shënoi gol. Ai është një lojtar i shkëlqyer. Ndihej më i qetë në këtë ndeshje dhe nuk luajti vetëm me shpinë kundër Zenit, por lëvizi shumë nëpër fushë.

Sa i takon Federico, ai luajti në sulm, ose majtas, ose djathtas. Në pjesën e dytë ai luajti më mirë. Kur ka hapësirë Chiesa bëhet shkatërrues”. / oversport.tv