Allegri rikuperon Bremer për Napolin, lista e mungesave vazhdon të jetë e gjatë

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për sfidën e nesërme kundër Napolit, të cilën mund ta ndiqni live në Oversport dhe Tibo në orën 20:45.

Bardhezinjtë do të përballen me kryesuesit e Serie A, në një sfidë që mund të jetë vendimtare në luftën për titullin kampion.

Allegri vazhdon të ketë probleme me mungesat sepse kundër Napolit do të mungojnë Bonucci, De Sciglio, Cuadrado, Pogba dhe Vlahovic, por lajmi i mirë është që Gleison Bremer është rikuperuar për këtë supersfidë dhe do të rikthehet në qendër të mbrojtjes bardhezi. / Oversport.tv