Allegri shpërblen skuadrën, lojtarët dalin nga “karantina” për një ditë

Kthimi tek fitorja në ndeshjen kundër Zenitit në Champions League ka larguar disa re nga qëndra stërvitore e Juventusit. Akoma nuk është kthyer qetësia në kampin bardhezi, por kërkesa që gjithë secili të marrë përgjegjësitë që i takojnë, duket se shërbeu për të ribashkuar të gjithë ambientin.

Max Allegri, si një njohës i mirë i botës së futbollit, ka vendosur që të pezullojë grumbullimin deri të enjten, kur i gjithë grupi do të detyrohet që të kthehet të qëndrojë në “J Hotel” deri të shtunën, kur do të luhet ndeshja kundër Fiorentinës. Tërhiq dhe lësho, duket se është strategjia e teknikut bardhezi.

Ndërkohë skuadra vazhdon normalisht punën në fushën e blertë, duke u përgatitur për ndeshjen e radhës në kampionat. Diçka ka ndryshuar në këto pak ditë (kanë qenë me shumë domethënie fjalët e Danilos, Bernardeschit dhe Locatellit) mbështetja e tifozëve në stadium dhe mbi të gjitha, skuadra ka rigjetur një lider: Paulo Dybala. / Oversport.tv