Allegri shpërthen ndaj Marottas dhe Baccit: Ju jeni disa m…, jeni në vendin e gjashtë

Juventusi u eliminua nga Kupa e Italisë pasi u mposht me rezultatin 1-0 nga Interi mbrëmjen e djeshme. Në përfundimin e takimit, trajneri i bardhezinjve Massimiliano Allegri, ka shpërthyer ndaj drejtuesve të Interit.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, tekniku i Juventusit u bë protagonist i një sulmi ndaj drejtuesve, Marotta dhe Baçi. “Ju jeni disa m…, por gjithsesi jeni në vendin e gjashtë.” – i referohet drejtuesve të mësipërm.

Ndërsa në dhomat e zhveshjes, ai u shpreh dhe ndaj skuadrës së tij se çfarë kërkonte nga ta. “Duhet të përfundojmë përpara tyre në renditje, nuk duhet t’i dërgojmë në Champions League.” – tha Allegri.