Allegri nxjerr “tym”: Kurrë nuk pësohen gola si sonte, duhet të reflektojmë

Massimiliano Allegri, trajneri i Juventusi, pas humbjes së pësuar kundër Sassuolo është shfaqur i zhgënjyer para mikrofonit të DAZN. Ai është shprehur kështu: “Duhet të ishim më të organizuar, sidomos në fund të ndeshjes.

Këto janë ndeshje që nuk duhet t’i humbni, nëse e shikoni që nuk mund të fitoni. Duhet të reflektojmë për mënyrën se si i trajtojmë ndeshjet, nuk mund të pësojmë një gol të tillë në kundërsulm.

Kishim disa raste për të shënuar, por nëse nuk je ‘vrasës’ para porte atëherë bëhet edhe më e vështirë. Ishim shumë të furishëm në fund të ndeshjes dhe nuk duhet të na ndodhë diçka e tillë. Nuk është një problem fizik, por më shumë çështje mentaliteti.

Nuk vuajtëm sonte sa ndaj Interit, pasi ishim më të qetë. Sonte ishim shumë të furishëm. Sassuolo ka aftësi të shkëlqyera teknike dhe luajnë shumë mirë në kundërsulm.

Nuk është problem lojtarësh, është problem mentaliteti. Juventusi nuk pëson kurrë gola si sonte, nuk duhet të ndodhë më në mënyrë absolute”. / oversport.tv