Allegri zbulon tre lojtarë nga formacioni dhe konfirmon mungesën e Dybalës

Në prag të sfidës kundër Zenit është ndalur edhe trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri për të dhënë opinionin e tij mbi ndeshjen, rëndësinë që ky takim ka për të, si dhe u ndal te lojtarët që mund të luajnë këtë ndeshje.

Zenit- “Ata janë një ekip i mirë me lojtarë teknikë në mesfushë dhe në sulm. Janë një ekip shumë europian që luajnë futboll të mirë. Në Londër ata gjithashtu luajtën mirë në nivel mbrojtës. Për ne është e rëndësishme sepse me një rezultat pozitiv rrisim shanset për të kaluar grupin”.

De Ligt- “De Ligt është rikuperuar plotësisht dhe nesër do të luaj.

Formacioni- “Sa i përket formacionit, De Ligt, Bonuçi dhe Szczesny do të nisin nga fillimi. Pastaj për të tjerët ende nuk kemi vendosur gjë. Arthuri do të ketë minuta gjithashtu gjatë ndeshjes por nuk e di nëse do të startojë nga minuta e parë ose jo”.

Morata- “Morata është mirë, ai është shëruar plotësisht dhe mund të fillojë nga fillimi”.

Dybala-“Ai po punon për tu rikuperuar, por ende nuk është bashkuar me grupin. Megjithatë, mund ta kemi të gatshëm në sfidën kundër Interit.

Polemikat ndaj gjyqtarëve-“Unë e kam komentuar tashmë ndeshjen e të dielës. Besoj që secili prej nesh do të ketë diçka për të ankuar çdo të diel”. /oversport.tv