“Allianz” një “ferr” për Romën, por transferta e fundit në Torino jep shpresë

Do të luhet të dielën në mbrëmje në stadiumin “Allianz” superndeshja e javës së tetë të Serie A, përballja mes Juventusit dhe Romës, që si gjithmonë do të transmetohet live në Oversport.

Statistikat e sfidës Juventus-Roma

174 janë precedentët mes dy skuadrave në Serie A: bardhezinjtë kanë fituar 83 takime, verdhekuqtë 41, ndërsa 50 sfida kanë përfunduar në barazim.

Juventusi ka fituar 9 nga 10 takimet e fundit të Serie A që janë luajtur në stadiumin “Allianz” kundër Romës (humbja e vetme 1-3 në gusht të vitit 2020).

Nëse “zonja e vjetër” fiton sfidën e së dielës, atëherë Roma do të bëhej skuadra e pare e Serie A, ndaj së cilës Juventusi ka fituar 10 ndeshje në “Allianz”, që është inaguruar në vitin 2011.

Nga sezoni 2015/2016 e deri më sot, vetëm Napoli (5) ka më shumë fitore se Roma (4) kundër Juventusit në Serie A.

Ish-ët e kësaj sfide

Wojciech Szczesny ka luajtur 72 ndeshjet e tij të para në Serie A me fanellën e Romës, në vitet 2015-2017.

Luca Pellegrini ka luajtur 4 ndeshjet e tij të para në Serie A me fanellën e Romës në sezonin 2018/2019.

Leonardo Spinazzola ka luajtur për ngjyrat bardhezi, pasi ka përfaqësuar Juventusin e drejtuar nga Massimiliano Allegri në 10 ndeshje të Serie A në sezonin 2018/2019.

Trajnerët

José Mourinho ka fituar 2 nga 4 precedentët si trajner në Serie A kundër Massimiliano Allegrit, fitorja e fundit daton në shkurt të vitit 2010. Ka fituar 50% të sfidave në Serie A kundër Juventusit (2 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje).

Mes 6 trajnerëve që janë përballur me José Mourinho në sezonin e debutimit në Serie A, Massimiliano Allegri është i vetmi që e ka mundur (2-1 në një Cagliari-Inter të vitit 2009). /Oversport.tv