“Allianz Stadium” nuk është më fortesë për Juventusin, e thonë shifrat

Juventusi barazoi në ndeshjen e fundit kundër Bologna në “Allianz Stadium” dhe në Itali kanë nisur menjëherë analizat që nxjerrin në dukje se bardhezinjtë nuk e kanë “ferr” për kundërshtarët shtëpinë e tyre.

Që kur është hapur stadiumi i ri, në vitin 2011, Juventusi nuk ka pësuar kaq shumë humbje në shtëpi. Deri më tani skuadra e Massimiliano Allegri ka dalë e mposhtur në pesë ndeshje, një prej tyre kundër Villareal në Champions League.

Në kampionat humbjen e parë këtë sezon në “Allianz Stadium” ia ka shkaktuar Empoli, ndërsa më pas të njëjtën gjë e kanë bërë edhe Sassuolo e Atalanta, për të ardhur te humbja e fundit kundër Interit.  / oversport.tv