Alphonso Davies nuk lejohet të stërvitet, diagnostikohet me miokardit

Një lajm i rëndë trondit kampin e Bayernit të Mynihut, Alphonso Davies ka ndaluar stërvitjet me skuadrën pasi vuan nga miokarditi.

Gjatë konferencës për shtyp në prag të sfidës së radhës në kampionat, trajneri Julian Nagelsmann ka folur edhe për lojtarin kanadez, që pasi mungoi për shkak se ishte pozitiv me covid, nuk do të rikthehet menjëherë të luajë në Bundesligë.

“Në rastin e Alphonsos, gjatë analizave që u bëjmë të gjithë lojtarëve që janë të infektuar me Coronavirus, gjetëm shenja miokarditi. Është i pezulluar nga stërvitja deri në një njoftim të dytë dhe do të mungojë në ndeshjet e ardhshme.

Duhet të shërohet dhe me siguri do të duhet kohë”, ka thënë tekniku i bavarezëve. Covidi shkakton miokardit, më saktë inflamacion i miokardit, muskulit të zemrës. / Oversport.tv