Alvarez ngrin kubet e Serie A: Kam një ofertë nga Bayern Munich

Është vetëm 21 vjeç dhe aktualisht është një nga sulmuesit më të kërkuar në botë. Julian Alvarez është emri i talentit më të ri argjentinas, që udhëhoqi River Plate drejt titullit të fundit në kampionatin vendas.

Në Itali skuadrat që e kanë në shënjestër janë Milan, Inter, Juventus dhe Fiorentina, por vetë ai, sipas asaj që ka deklaruar për portalin gjerman “Express.de” ka treguar se ka edhe një tjetër klub prestigjioz që e kërkon: “E di, kam një ofertë nga Bayern Munich”.

Përballë fuqisë ekonomike të gjigandëve të Bundesligës, klubet e Serie A nuk mund të bëjnë asgjë. Mbetet për tu parë se kush është qëllimi i River Plate, që e vlerëson kampionin 25 milion euro.

Lista e kubeve që kanë marrë informacion për të është shumë e gjatë, pasi sulmuesi i pëlqen gjysmës së Europës. Real Madrid, Seville, Bayer Leverkusen, Borussia Dortmund, Manchester United, Tottenham dhe Aston Villa kërkojnë shërbimet e bomberit të ri. / Oversport.tv