Spektakël dhe emocione dhuruan Milan e Lazio në ndeshjen e së dielës në “San Siro”, spektakël dhe emocione dhuroi edhe “skuadra” e Oversport me transmetimin Live nga “La Scala” e futbollit italian.
Pa diskutim që vëmendjen e shikuesve e tërhoqi edhe bukuroshja Cindy Marina, me lidhjet direkte nga fusha e blertë e stadiumit dhe me intervistat pas ndeshjes.
Modelja bukuroshe është ambasadorja dhe imazhi zyrtar i Oversport dhe sjell live emocionet e ndeshjeve të Serie A nga të gjitha stadiumet italiane për shikuesit e kësaj platforme.
Me format perfekte dhe fytyrën ëngjëllore, ish-volejbollistja Cindy Marina është kthyer në imazhin e vertëtë të kampionatit italian në Shqipëri dhe Kosovë