Amerikano-Jugorët shqetësojnë Interin, por Dzeko dhe Sensi janë gati për Sampdorian

Ashtu si në debutimin në “San Siro” kundër Genoas, pa Lautaro (atëherë i skualifikuar) dhe pa Correa (ishte akoma te Lazio), por me Dzeko të mbështetur nga Sensi dhe Calhanoglu. Kështu duket se do të jetë formacioni i Interit në ndeshjen e së dielës kundër Sampdorias.

Klubi zikaltër po bën të pamundurën që t’i kthejë sa më shpejt në Milano lojtarët amerikano-jugorë që janë të grumbulluar me kombëtaret respektive.

Por, Lautaro dhe Correa (bashkë ne Vecino dhe Vidal) nuk mund të kthehen në Itali më shpejt se mbrëmja/nata e së premtes, duke iu bashkuar shokëve të ekipit vetëm në seancën e fundit stërvitore të së shtunës.

Sido që të ndodhë, Correa dhe Lautaro do të jenë të pranishëm në “Marassi”, të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre në iu kërkohet.

Nesër kthehen nga kombëtaret Brozovic, Perisic, De Vrij, Dumfries, Calhanoglu, Skriniar dhe Dzeko, ndërsa italianët Barella, Bastoni dhe Sensi do të jenë në Pinetina të enjten.

Të gjithë të gatshëm për ndeshjen e radhës në kampionat. Simone Inzaghi duket se do ti besojë Dzekos majën e sulmit zikaltër, si dhe Sensit një vend në mesin e fushës. /Oversport.tv