Amrabat kërkon largimin nga Fiorentina, Anglia dhe Arabia të interesuar për mesfushorin

Sofyan Amrabat është gjithnjë e më larg qëndrimit tek Fiorentina për sezonin e ardhshëm. Dhjetorin e vitit të kaluar, vetë mesfushori maroken ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga klubi vjollcë.

Megjithatë, deri më tani nuk ka mbërritur asnjë ofertë për mesfushorin që shkëlqeu në Katar 2022. Sipas “Tuttomercatoweb”, Manchester United ka një interesim për Amrabat, marrëdhënia e këtij të fundit që është mjaft e mirë me trajnerin Erik Ten Hag.

Nuk mbetet prapa dhe interesimi i klubeve nga Arabia Saudite si Al-Nassr, Al-Hilal, Al-Ittihad dhe Al-Ahly. Për ta lënë të lirë Sofyan Amrabat, Fiorentina kërkon të paktën 30 milionë euro. /oversport.tv