Ana e errët e futbollit, tifozët e Leeds thirrje homofobike ndaj Gallagher

Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur në ndeshjen midis Leeds United dhe Crystal Palace në javën e 14-të të Premier League. Tifozët vendas kanë kënduar disa kore homofobike duke fyer kështu futbollistin e Crystal Palace Conor Gallagher.

Gjatë takimit, ata kanë kënduar njëzëri “Djali me qira në Chlesea”, një kor që lidhet me Londrën e viteve 1960-1970 kur disa djem u detyruan të prostituonin për të siguruar bukën e gojës. Kjo gjë nuk është anashkaluar aspak nga ekipi i Leeds që e dënoi ashpër këtë sjellje të tifozëve, si dhe bëri një deklaratë zyrtare mbi këtë çështje.

“Ne jemi të vetëdijshëm për një kor homofobik që godet një lojtar të Crystal Palace dhe duam të jemi shumë të qartë se kjo është e papranueshme. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me “Marshing Out Together” dhe të gjitha grupet tona të tifozëve për të çrrënjosur homofobinë dhe çdo formë tjetër diskriminimi nga ekipi ynë i futbollit”, lexohej në deklaratën e Leeds. /oversport.tv