Futbollistja Ana Maria Markovic ka deklaruar se është një admiruese e madhe e Cristiano Ronaldos dhe një fanse e Chelsea. 23-vjeçarja, që konsiderohet si futbollistja më seksi në botë ka deklaruar se ka dëshirë që të dalë në një takim me yllin portugez, por për fat të keq të saj CR7 ka një lidhje të gjatë me Georgina Rodriques. “Lojtari im i preferuar është Cristiano Ronaldo sepse është shumë i disiplinuar”, ka thënë bukuroshja që luan në Superligën zvicerane me Grasshopper.
