Ancelotti: Fitorja ndaj Shakhtar vendimtare, Hazard të bëjë si Mariano

Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madrid, ka folur në prag të ndeshjes që skuadra e tij luan nesër në Champions League kundër Shakhtar Donetsk. Spanjollët fituan 5-0 në Ukrainë dhe do kërkojnë tre pikët edhe në shtëpinë e tyre.

Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme dhe këtë e tha edhe trajneri italian: “Humbja apo fitorja e kësaj ndeshjeje do të tregojë shumë për sezonin tonë. Skuadra po paraqitet mitë, po luan dhe jemi në një moment të mirë. Fitorja kundër Shakhtar do të thotë që i afrohemi shumë kualifikimit në raundin tjetër”.

“De Zerbi? Ai është një trajner që ka ide shumë të qarta për lojën. Identiteti i ekipeve të tija është i qartë. Gjithashtu është një trajner shumë i mirë. Mendoj se do të ketë një karrierë të suksesshme, pas ka ide të mrekullueshme për futbollin”.

“Hazard? Shumë lojtarë duhet të kenë besim. Mund të lindin pakënaqësi sepse nuk po luajnë, por për shembull askush nuk e mendoi se do vinte momenti të luante Mariano. E aktivizova ndeshjen e fundit dhe ai u paraqit shumë mirë. Ai është profesionist dhe këtë gjë duhet të bëjnë edhe të tjerët”.

“Bale? Ai kishte një dëmtim të rëndë. Uellsi e ka thirrur sepse është rikuperuar dhe u duhet në ekip. Atje do e vlerësojnë nëse ai mund të luajë. Bale është rikuperuar plotësisht dhe ne jemi shumë të kënaqur nëse do të luajë për ekipin kombëtar. Ai do të ketë mundësi të ketë minuta në këmbë”. / oversport.tv