Ancelotti: Frika të bën mirë, Barcelona e fortë edhe pa Leo Messin

Carlo Ancelotti thotë se Barcelona ka bërë ndeshje mjaft të mira dhe në “El Clasico” mund të ndodhë gjithçka. Trajneri i Realit të Madridit e konsideron pozitive frikën në futboll, por jo aq shumë të rëndësishme sa për të prishur planet. Ai ka besim se Reali i tij mund të bëjë një paraqitje pozitive.

Ndeshja- “E dimë që është një sfidë speciale për të gjithë. Do ta përgatitim të tillë. Duhet të kemi një strategji të saktë për të triumfuar”.

Ndryshime- “Gjithçka është shumë e qartë, por nuk më duket normale që ta them përpara gazetarëve nëse nuk ua kam thënë lojtarëve. Kemi rikuperuar Hazardin dhe Carvajalin”.

Favoritë- “Në një ndeshje të tillë nuk ka favoritë. Nuk e di cila skuadër vjen më mirë, sepse Barcelona ka bërë sfida të kënaqshme”.

Fati dhe Vinicius- “Janë të dy të rinj. Duhet të tregojnë se çfarë janë të aftë të bëjnë në karrierën e tyre. U larguan Messi dhe Cristiano, por do të vijnë të tjerë. Nuk ndryshon asgjë sepse klasikja është klasike”.

Identitet- “Kam një skuadër që mund të bëjë shumë gjëra në fushë. Nëse ke një identitet kjo s’është gjë e mirë. Duhet të luajmë me skema të ndryshme”.

Frikë- “Frika është diçka që e mendon gjithmonë në një ndeshje. Nuk është mirë të mendosh negativisht, sepse ka më shumë gjëra të këqija sesa humbja e një sfide futbolli”.

Barcelona- “Nuk më pëlqen të flas shumë për të tjerët. Barcelona ka një stil dhe luan mirë futboll, edhe pse pa Messin”.