Ancelotti humbet një tjetër lojtar të rëndësishëm, mbrojtësi i Realit do operohet

Një tjetër dëmtim I rëndë trondit kampin e Realit të Madridit. Pas Courtois, është Militao ai që detyrohet të qëndrojë larg fushës së blertë për një kohë të gjatë.

Një humbje e madhe për teknikun Carlo Ancelotti, që humbet një nga kolonat kryesore të mbrojtjes në startin e sezonit të ri.

“Pas kontrolleve të specializuara është evidentuar dëmtim I ligamenteve të gjurit të majtë. Militao do të operohet në ditët e ardhshme”, shkruhet në njoftimin e klubit spanjoll. /Oversport.tv