Ancelotti i magjepsur nga mesfushori i Napolit, Reali ofron para dhe një lojtar

Fabian Ruiz është një objektiv konkret i Real Madridit për sezonin e ardhshëm. Carlo Ancelotti është një fans i madh i mesfushorit spanjoll dhe po shtyn në çdo formë për të bindur drejtuesit që të blejnë Fabian Ruiz.

Ky i fundit ka ngrirë negociatat për rinovimin e kontratës, çka tregon edhe dëshirën e lojtarit për t’u transferuar në LaLiga. Diçka që e ka pranuar edhe vetë përgjatë disa intervistave për mediat spanjolle.

Ndërkohë që në Madrid janë të sigurt. Fabian Ruiz do të luajë në Bernabeu nga sezoni i ardhshëm. Por për të bindur De Laurentiis-in, do të nevojiten rreth 50 milionë euro. Megjithatë, Reali ka edhe një plan për të bindur Napolin që ta lirojë mesfushorin.

Përveç një shumë të konsiderueshme që po planifikojnë t’i ofrojnë Napolit, ata do të fusin në marrëveshje edhe një lojtar të tyre. Kështu, te Napoli, së bashku me shifrën që do të arkëtojnë nga shitja e Fabian Ruiz mund të zgjedhin dhe një midis Luka Jovic dhe Dani Ceballos për të veshur fanellën e tyre sezonin e ardhshëm. /oversport.tv