Ancelotti: Ishte ndeshje konkurruese, nuk e mbaj mend Ceballos, por Savic dukej qartë

Real Madrid dhuroi spektakël në “Santiago Bernbeu”, kundër Atletico Madrid në Kupën e Mbretit duke fituar në kohën shtesë me shifrat 3-1. Galaktikët kaluan në gjysmëfinale të këtij kompeticioni, të cilin keni mundësi ta ndiqni në Oversport dhe Tibo. Në përfundimin e ndeshjes ka folur tekniku i Real Madrid, Carlo Ancelotti.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë dhe konkurruese ndaj një kundërshtari të fortë. Ata ishin më të mirë në pjesën e parë dhe pjesa e dytë ishte më e mirë nga ana jonë. Pankina po na ndihmon shumë dhe kjo fazë e sezonit kërkon një stol ku të gjithë mund të kontribuojnë sepse kemi shumë ndeshje.

Vinicius Junior luajti mirë. Ai ishte shumë i emocionuar dhe mezi priste të luante para tifozëve tanë. Goli i shënuar nga Rodrygo ishte fantastik. Diçka shumë të ndërlikuar, ai e bën shumë të thjeshtë. Për organikën tonë ai është një lojtar shumë i rëndësishëm.

Nuk e mbaj mend situatën e Ceballos, por ndërhyrja e Savic më dukej e qartë. Atletico luajti në një mënyrë ndryshe nga zakonisht. E trajtuan mirë topin dhe është normale dhe shqetësuese të humbasësh pas një ndeshje të luajtur mirë.” – u shpreh Carlo Ancelotti. /oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F., Facebook