Ancelotti kërkon përforcime në merkato, Perez refuzon

Moment i vështirë për Realin e Madridit, që pas humbjes përballë Villarrealit ditën e djeshme i jep mundësinë Barcelonës (që do të luajë në mbrëmje përballë Atleticos) mundësinë që të shkëputet e vetme në krye të klasifikimit të kampionatit spanjoll.

Dëmtimet e shumta dhe gjendja jo e mirë fizike e disa lojtarëve kanë shtyrë teknikun Ancelotti që ti kërkojë përforcime në merkato Florentino Pérezit. Por përgjigjja e presidentin madrilen ka qenë negative.

Specifikisht tekniku kërkon që të përforcojë organikën me një sulmues dhe një mbrojtës, pretendim që është hedhur poshtë nga numri 1 i klubit pasi pretendohet si i tepërt dhe Perez i ka thënë italianit që të kënaqet me organikën aktuale që ka në dispozicion. / Oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F. Twitter