Ancelotti: Luajtëm me inteligjencë, Reali im ka shumë kualitet

Krenar dhe i lumtur. Carlo Ancelotti nuk mund t’i fshehë këto ndjenja pas fitores së Realit të Madridit kundër Barcelonës në “Camp Nou”. Trajneri italian tha se skuadra bëri shumë mirë dhe luajti me inteligjencë për të mposhtur një rival të fortë.

Courtois- “Dukej diçka serioze në fillim, por pastaj ishte mirë. Duhet të bëja zëvendësimin e fundit, por prita se si do të ishte portieri. Nuk kishte asgjë dhe jemi të qetë”.

Alaba- “Gjeti hapësirën dhe e finalizoi mjaft mirë. Kjo është ajo që di të bëjë ai. Jam i lumtur”.

Skema- “Reali është i përshtatur për të luajtur me 4-3-3. Vinicius dhe Rodrygo kanë qenë shumë mirë, por edhe Asensio kur u fut në fushën e lojës. Të gjithë duan të luajnë”.

Ndeshja- “Luajtëm në mënyrë inteligjente. Ishim mirë në mbrojtje, edhe pse gabuam disa pasime. Por në kundërsulm u treguam efikasë. Kjo skuadër ka shumë kualitet dhe duhet ta shijojmë. Nuk ishte kurrsesi një ndeshje e lehtë dhe fitorja e saj na bën shumë të lumtur”.

Vinicius- “Bëri një ndeshje shumë të mirë. Sa herë që ai njeri ka topin krijon rrezik te kundërshtari. Edhe Benzema e ndihmoi shumë skuadrën. Jemi solidë”. /Oversport.tv