Ancelotti me covid, i biri pa licencë. Kush do ulet në stolin e Realit sot?

Kush do të jetë në krye të stolit të Realit të Madridit në sfidën e sotme kundër Celta Vigo? Me shumë mundësi…askush, të paktën sipas asaj që shkruan “Mundo Deportivo”.

Trajneri Carlo Ancelotti është akoma pozitiv me covid dhe për këtë arsye gjatë orëve të fundit u tha se në “Balaidos” do ta zëvendësonte në stol i biri Davide, që është pjesëtar i stafit.

Por sipas të përditshmes spanjolle Davide Ancelotti nuk ka licencën UEFA PRO, që është e detyrueshme për të drejtuar në LaLiga. Ai mund të qëndrojë në pankinë, por nuk mund të ngrihet dhe tu japë këshilla lojtarëve në fushë.

Prandaj nuk do të jetë çudi sikur skuadra sot të drejtohet nga vetë lojtarët në fushën e lojës. / Oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F. Twitter