Ancelotti: Më pëlqen puna që bëj, dua të fitoj akoma me Realin e Madridit

“Jam shumë i emocionuar, sezoni ka qenë spektakolar, shumë i rregullt dhe koherent. Duhet të falënderoj lojtarët për punën e bërë dhe sjelljen e tyre. Sot duhet vetëm të festojmë dhe të mos flasim”, ka thënë Carlo Ancelotti për “Real Madrid Tv” pas fitimit të kampionatit në krye të Realit të Madridit.

Fitimi i LaLigas e ka bërë italianin teknikun e vetëm që ka fituar titullin kampion në të pestë kampionatet më të rëndësishëm të Europës.

“E gjithë kjo më mbush me krenari. Më pëlqen ajo që bëj dhe jam krenar. Dua të vazhdoj të fitoj tituj me Realin e Madridit. U them tifozëve që të mërkurën kundër Manchester City në Champions kemi nevojë për këtë atmosferë në Santiago Bernabeu”, ka thënë Ancelotti. / Oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F. Twitter