Ancelotti: Moment i keq i Real Madrid? Finalet luhen në maj

Në prag të sfidës kundër Shakhtar, ka folur trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti. Italiani u ndal tek rëndësia e ndeshjes së nesërme, lojtarët që ka në dispozicion, si dhe për kundërshtarët e tij.

“Ka qenë një periudhë e mirë, ne kemi rimarrë disa lojtarë nga ekipet kombëtare që janë kthyer në gjendje të mirë, përveç Hazardit. Ne jemi të motivuar dhe kemi punuar mbi gabimet e bëra në ndeshjet e fundit. Do të jetë një ndeshje e vështirë kundër një kundërshtari që luan mirë dhe do të bëjë gjithçka për të fituar”.

Rezultatet e këqija midis fundit të shtatorit dhe fillimit të tetorit– “Nuk e di se çfarë ndodhi. Në këtë moment të sezonit të gjithë vuajnë, pothuajse të gjitha ekipet nuk janë të plotësuar. Pushimet na prekin shumë, por kjo nuk është periudha më e rëndësishme. Një maj gjithçka bëhet më serioze, atëherë ka finale për të luajtur”.

Casemiro, Kroos dhe Modric- “Ata luajnë sepse janë më të mirët dhe këtë gjë e tregojnë dhe në stërvitje. Unë jam me fat që kam lojtarë të rinj si Camavinga dhe Valverde që presin pas tyre. Ne kemi një mesfushë shumë konkurruese”.

De Zerbi- “Unë e njoh atë shumë mirë, ai është një mik i mirë. Ne jemi nga breza të ndryshëm, por ekipet e tij luajnë me një identitet të qartë. Shakhtar luan shumë mirë, ashtu si Sassuolo luajti mirë nën drejtimin e tij”. /oversport.tv