Barazimi pa gola përballë Villarealit në ndeshjen e fundit në kampionat ka lënë një shije të hidhur në kampin madrilen, pasi nuk është shfrytëzuar në maksimum hapi fals i rivalëve të Atletico Madrid.
Por pavarësisht rezultatit, Reali i Madridit vazhdon të qëndrojë në krye të kampionatit spanjoll. Në vetëm një muaj Ancelotti ka arritur të bëjë për vete të gjithë skeptikët, që mendonin se rikthimi i tij në Madrid nuk ishte zgjedhja më e mirë për Realin.
Ancelotti është rikthyer fuqishëm, madje ka nisur sezonin më mirë se në vitin e tij të parë në Madrid në sezonin 2013/2014, kur pas 7 takimeve kishte arritur 5 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje. Në atë rast ishte Atletico e Madridit që i shkaktoi humbjen skuadrës së teknikut italian.
Ndërsa në sezonin 2014/2015 starti ishte akoma më i keq, me 5 fitore dhe 2 humbje. Që nga sezoni 2010/2011 me Mourinhon në pankinë, Reali i Madridit nuk kishte grumbulluar 17 pikë nga 21 të mundshmet në kampionat.
Barcelona, Sevilla dhe Villareali janë 3 skuadrat e tjera që nuk kanë humbur në këtë sezon të LaLigas.
Ancelotti ka drejtuar Realin e Madridit në 127 ndeshje, duke arritur 95 fitore, 16 barazime dhe 16 humbje. /Oversport.tv