Ancelotti: Nuk është fundi i një cikli te Reali, por fillimi

“Reali nuk është në fundin e një cikli, por në fillimin e tij.” Kjo është deklarata e trajnerit Carlo Ancelotti i cili foli në prag të sfidës së Kupës së Mbretit përballë Villarreal, sfidë që mund ta ndiqni live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe platformën Tibo.

Humbja në Superkupë përballë Barcelonës ka ngritur shumë akuza mbi Realin duke konsideruar se cikli i tyre ka përfunduar. Megjithatë, nuk është i këtij mendimi Carlo Ancelotti i cili shprehet i qartë se ata janë në fillimin e një cikli dhe jo në fundin e tij.

“Kemi pasur disa dëmtime që na kanë goditur dhe që ne nuk i prisnim. Mos jesh gjithmonë në krye është diçka normale. Duhet thjesht të kalojmë këtë muaj. Nesër do të jetë një sfidë e rëndësishme edhe pse të gjithë e konsiderojnë Realin të vdekur. Ne duhet të kemi besim.

Është një periudhë e vështirë përballë rivalëve tanë që janë duke bërë mirë. Është një skuadër e re edhe pse të gjithë po flasin për Modric, Kroos dhe Benzema, por ka shumë lojtarë të rinj në skuadër. Unë mendoj se jemi në fillimin e një cikli. Jemi në një moment tranzicioni ku po kalojmë nga një epokë fantastike tek një tjetër”, u shpreh ndër të tjera tekniku italian i madrilenëve. /oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F, Facebook