Ancelotti pas humbjes: Ndeshja më e keqe, Reali ka humbur identitetin

Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madridit, ka komentuar humbjen e papritur të madrilenëve në kampionat kundër Espanyolit, që erdhi pak ditë pas humbjes shokuese në shtëpi në Champions League përballë Sheriff Tiraspolit.

“Po, jam dakort me ju që kemi luajtur keq. Nuk kam shumë për të thënë, duke marrë në konsideratë mënyrën sesi luajtëm.

Kishim përgatitur takimin siç duhej, por pas golit të disavantazhit nuk arritëm që të ruanim qetësinë dhe të zbatonim idetë që kishim. Duhet të jem i sinqertë, kjo ishte ndeshja ime më e keqe në krye të Realit.

Tani jemi pushim, por do të ishte mirë që të ktheheshim në fushë menjëherë. Gjatë periudhës së pushimit do të analizojmë atë që ka ndodhur dhe të kuptojmë se si ka mundësi që brenda një jave, skuadra ka humbur identitetin e vet”, ka deklaruar tekniku italian i Realit të Madridit. / Oversport.tv