Ancelotti: Problemi i Hazard jam unë! Koeman? Mungesë respekti ndaj tij

Real Madrid përballet nesër me Osasuna dhe para mediave sot ka dalë trajneri Carlo Ancelotti. Italiani ka folur për sulmuesit Eden Hazard dhe Vinicius, rivalin e rradhës dhe për sjelljen që patën tifozët e Barcelonës ndaj trajnerit Ronald Koeman.

“Hazard është gati, por problemi i tij është se ai tani ka një trajner që preferon lojtarë të tjerë. Kjo gjë mund të ndodhë në një skuadër si kjo. E rëndësishme është që ai të jetë i motivuar dhe të punojë shumë që të mirë të luajë sërish dhe ai po e bën këtë.

Do të vijë koha e tij. Jam i bindur se do të kthehet në maksimumin e tij në një moment gjatë këtij sezoni. Ai vetëm duhet të durojë, por ndonjëherë ndodh që trajneri preferon lojtarë të tjerë”, tha fillimisht trajneri italian i Real Madrid.

“Ajo që më pëlqen më shumë te Vinicius është që ai gjithmonë përpiqet t’i bëjë gjërat të ndodhin, duke luajtur me intensitet dhe duke punuar shumë. Ka për të përmirësuar lojën pa top. Do ta bëjë edhe këtë gjë, pasi është i përulur”, shtoi Ancelotti.

Më tej ai ka shtuar: “Kam një grup lojtarësh që motivon veten, kështu që unë punoj pak në këtë aspekt. Lojtarët e mi janë të përkushtuar. Osasuna është një ekip i mirë, që po bën paraqitje të një niveli të mirë dhe luan një futboll shumë intensiv. Ne duhet të jemi të kujdesshëm në këtë ndeshje, pasi mund të jetë e komplikuar”.

Në fund trajneri italian foli edhe për atë që ndodhi me Ronald Koeman pas El Clasico, kur tifozë të shumtë i rrethuan makinën dhe e ofenduan. “Ai nuk është trajner, ai është një njeri që e ka punë të bërit trajnerin.  Një mungesë e tillë respekti do të thotë se ne kemi një problem të madh në shoqëri”, përfundon Ancelotti. / oversport.tv