Ancelotti qetëson tifozët: Benzema pati diçka shumë të lehtë

Tekniku Carlo Ancelotti, ka qetësuar të gjithë tifozët e Real Madridit pak para fillimit të Champions League. Karim Benzema pësoi një dëmtim në mbrëmjen e së enjtes kundër Valencias.

35-vjeçari u detyrua të largohej nga fusha e lojës në minutën e 60’, duke u zëvendësuar nga Rodrygo. Ancelotti ka konfirmuar se lëndimi i fituesit të Topit të Artë është shumë i lehtë dhe ai do të jetë gati për ndeshjen e ardhshme me galaktikët.

Nuk ishte vetëm sulmuesi francez që pësoi një dëmtim, por edhe qendërmbrojtësi Eder Miliato. “Benzema pati diçka shumë të lehtë, por Militao nuk do të jetë me ne për të dielën kundër Mallorca.” – u shpreh Ancelotti. /oversport.tv