Ancelotti shpresoi deri në fund, mbrojtësi nuk ia del dhe mungon kundër City

Carlo Ancelotti shpresoi deri në momentin e fundit që të rikuperonte David Alaba, por mbrojtësi austriak nuk do të zbresë në fushë në gjysmëfinalen e Championsit nesër kundër Manchester City.

Ish-lojtari i Bayernit nuk ka marrë pjesë në seancën e fundit stërvitore dhe për këtë arsye nuk do të ulet as në pankinë, ndonëse bën pjesë në listën e futbollistëve të grumbulluar për këtë takim.

Tekniku italian detyrohet të bëjë ndryshime në qendër të mbrojtjes, ku me shumë mundësi do të luajnë që nga minuta e parë Nacho dhe Militao. / Oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F. Twitter