Ancelotti: Vuajtëm me Interin! Kujdes në këtë grup, e patë si fitoi Sheriff Tiraspol

Real Madrid fitoi plot vuajtje ndaj Interit në Champions League. Një gol i Rodrygo në fund të takimit ishte vendimtar, ndërkohë që pas ndeshjes foli trajneri Carlo Ancelotti. Për Amazon Prime Italia, italiani u shpreh:

Duhet të jemi të kujdesshëm në këtë grup. Ne dhe Interi jemi dy skuadrat favorite për të kaluar në raundin tjetër, kemi një avantazh, por askush nuk e priste që Sheriff Tiraspol të fitonte kundër Shakhtar Donetsk.

Duhet të jemi të kujdesshëm. Kemi vuajtur kundër Interit, ata mbajtën një ritëm të lartë dhe në pjesën e dytë ajo vuajtje na u shpërblye. Ndeshja ishte shumë e balancuar.

Ne humbëm shumë topa dhe pozicioni i Brozovic na vuri në vështirësi. Gjithsesi ekipi arriti të mbrohej si duhej dhe nuk pësuam gol”. / oversport.tv