Anderson: Trazirat me Interin një moment i keq, jemi një familje

Sulmuesi i Lazios, Felipe Anderson është ndalur përpara mikrofonave në prag të sfidës ndaj Marseille. Braziliani komentoi kështu trazirat e ndodhura në ndeshjes kundër Interit, punën e trajnerit Sarri, si dhe ndeshjen e nesërme kundër Marseille.

TRAZIRAT ME INTERIN- “Mundohem të jem sa më i qetë dhe i kthjellët. Shumë  njerëz na shikojnë dhe nuk ishte diçka e këndshme. Ishte një moment i keq që më rrëmbeu. Të gjithë ishim nervozë, por unë u përpoqa të isha i qetë duke respektuar këdo.

SARRI- “Trajneri po më jep besim dhe unë jam i kënaqur me punën që po rezervon për mua. Unë jam duke punuar me qetësi dhe i vetëdijshëm për kapacitetet e mia. E di që mund të bëj gjëra të mëdha. Unë dua të vazhdoj kështu, por rezultatet janë më të rëndësishme. Ne këtu jemi si një familje, atë gjë  mund ta shihni në fushë”.

NDESHJA KUNDËR MARSEILLE- “Do të jetë e vështirë, ata po bëjnë mirë në ligë, ne e dimë se futbolli është i përbërë nga intensiteti dhe ata janë të fortë fizikisht dhe teknikisht. Duhet të jemi të përqendruar dhe të mos marrim qasjen e gabuar. Unë gjithmonë do të jap më të mirën time”. /oversport.tv