Andoni e Kryeziu gjejnë rrugën e rrjetës, Muçolli njeriu asist i Vejle BK

Nga Greqia, në Zvicër e Danimarkë! Tre shqiptarë ishin protagonistë sot dhe dy prej tyre gjetën rrugën e rrjetës.

Faton Andoni, me penallti, shënoi golin e barazimit 1-1 kundër Atromitos, por në fund Smyrnis u mposht pasi pësoi edhe tre gola të tjerë.

Ndryshe situata për mbrojtësin Mirlind Kryeziu, titullar në fitoren 4-0 të Zurich kundër Luzern. Ekipi i shqiptarit kryeson në kampionatin zviceran.

Kryeziu sot shënoi golin e tretë për skuadrën e tij, në minutën e 20-të. Në Danimarkë protagonist ishte Arbnor Muccoli. Fantazisti ka dhënë dy asistent e golave të parë, në fitoren 5-1 të Veljle BK kundër Kolding IF. / oversport.tv