Andrea Agnelli: Juventusi më i madh se cilido që është në krye të klubit

Andrea Agnelli, që dha dorëheqjen nga posti i tij si presidenti i Juventusit, ka folur pak ditë pas lajmit që tronditi botën e futbollit dhe veçanërisht atë bardhezi.

Ish-numri 1 i klubit torinez ka thënë: “Zgjedhja ka ardhur pas një marrëveshjeje të përbashkët me John Elkann. Juventusi është më i madh se çdo njeri që mund të jetë në krye të tij”.

E ardhmja e klubit mbetet për tu vendosur, por Andrea Agnelli nuk do të jetë më protagonist: “Mbetem tifozi numër një i Juventusit dhe kjo gjë nuk do të ndryshojë asgjë për programet dhe objektivat e skuadrës, një formacion në lartësinë e duhur, që mund të fitojë çdo gjë”.

Më pas ish-drejtuesi mundohet të largojë përgjegjësinë nga vetja: “Kam thënë që në vitin 2019 që ky sistem nuk funksiononte dhe duhej rregulluar nga brenda. Duhet ndryshuar”, ka thënë Andrea Agnelli. / Oversport.tv

Foto: juventus.com