Emërimi i Antonio Contes në krye të Tottenham ka hapur lojën e emrave në merkato. Në Italia media të ndryshme shkruajnë për lojtarë të ndryshëm që mund të transferohen në Angli.
Sigurisht pjesa më e madhe e tyre nga Serie dhe këtë herë lakohen tre emra nga Torino. Njëri është sulmuesi Andrea Belotti, i cili del lojtar i lirë nga 1 korriku.
Veç sulmuesit, sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, Tottenham ka nën vëzhgim edhe qendërmbrojtësin Gleison Bremer dhe anësorin Wilfred Singo.
Fabio Paratici mund ta mbyllë këtë operacion në merkato për 20 deri në 25 milion euro. / oversport.tv