Andrea Costa: Në fund të vitit stadiumet mund të hapen 100% për publikun

Kapaciteti i stadiumeve (ashtu si ai i pallateve të sportit, teatrove dhe kinemave) mund të rritet menjëherë në 75-80% për të arritur në kapacitet të plotë 100% në fund të vitit.

Andrea Costa, zëvendës-sekretar i Ministrisë së Shëndetësisë, konfirmon fjalët e disa ditëve më parë:

“Situata e përgjithshme është pozitive dhe duhet të jemi të kënaqur, duhet të vazhdojmë me kujdes, por jo me frikë. Në fund të muajit do të rishikojmë kapacitet e stadiumeve”-ka thënë Costa për “Radio Kiss Kiss”.

LEXO EDHE
Nga 50 në 75%: Stadiumet drejt hapjes, sa tifozë do lejohen në impiantet e Serie A

“Parashikoj që menjëherë mund të arrijmë në 75-80% të publikut në impiante. Nëse trendi do të qëndrojë njësoj, është e drejtë të mendojmë se në harkun e një muaji e gjysmë mund të kompletohet rikthimi i tifozëve në 100% në stadiume, brenda fundit të vitit”-ka përfunduar Andrea Costa. /Oversport.tv