Andrea Pirlo ulet sërish në stol, do të drejtojë turqit e Fatih-Karagumruk

Andrea Pirlo është gati për tu ulur sërish në pankinë. Ish-trajneri i Juventusit, pasi ka qëndruar një vit pushim, ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me Fatih-Karagumruk.

43-vjeçari do të drejtojë skuadrën që do të militojë në Superligën turke sezonin e ardhshëm dhe që në përbërjen e saj ka disa lojtarë që në të kaluarën kanë luajtur në Serie A si Viviano, Biraschi, Erkin, Borini dhe Karamoh.

Kjo do të jetë eksperienca e dytë e Andrea Pirlos si trajner, pas aventurës te Juventusi në sezonin 2020/2021, që përfundoi pas 12 muajsh. / Oversport.tv

Foto: juventus.com