Aurelio Andreazzoli me shumë mundësi nuk do të drejtojë Empolin sezonin e ardhshëm dhe klubi toskan po kërkon me ngulm pasardhësin e tij.
Duket se drejtuesit e klubit kanë menduar që ti besojnë stolin Paolo Zanettit, ish-trajnerit të Venezias, që shihet si pasuesi ideal i Andreazzolit.
Palët kanë nisur tratativat, që duket se janë në rrugë të mbarë dhe nëse vazhdohet kështu me shumë mundësi Paolo Zanetti do të drejtojë skuadrën e Empolit sezonin e ardhshëm. / Oversport.tv