Andreazzoli: Interi si një luftanije, Nedim Bajramin do e fus titullar këtë herë

Aurelio Andreazzoli, trajneri i Empolit, ka dalë para mediave dhe ka folur për ndeshjen e radhës kundër Interit kampion fuqi në Serie A.

Tekniku thur lavde për skuadrën e Simone Inzaghi, ndërkohë që bën me dije se kundër Interit do të luajë nga fillimi mesfushori i kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami.

“Jemi të vetëdijshëm, luajmë ndaj kampionëve të Italisë dhe ata janë një ekip që shënojnë shumë, gjuajnë shumë në portë, krijojnë raste dhe shumë gjëra të tjera. Mjafton të shohësh pankinën e tyre dhe e kupton se janë një luftanije.

Nuk futemi në fushë sikur të jemi mundur pa nisur. Shpresoj që skuadra të shprehë më të mirën e vet. Si është gjendja e Bajramit? Ai do të luajë nga fillimi nesër, le ta marrë vesh këtë nga ju”, tha Andreazzoli mes të tjerash. / oversport.tv