Andreazzoli: Me pak fat, mund të fitonim edhe ne 4-0 pjesën e dytë

Trajneri i Empolit, Aurelio Andreazzoli ka folur për mediat në përfundim të ndeshjes kundër Romës. Pavarësisht humbjes 4-2, tekniku përgëzon lojtarët e tij për mënyrën se si reaguan në pjesën e dytë.

“Na humbi vetëvlerësimi, që e gjetëm me fillimin e pjesës së dytë. U munduam që të fitonim pjesën e dytë dhe ia arritëm qëllimit. Me pak fat dhe përqendrim mund të bënim edhe ne një rezultat 4-0 në pjesën e dytë.

Statistikat që kam në dorë tregojnë një dominim total, por në futboll dominimi bëhet kur realizon. I falënderova djemtë për reagimin që bënë, u treguan shumë të zotë”, ka thënë Andreazzoli. / Oversport.tv