Anglia “dajak” Shqipërisë, Polonia e Hungaria bëjnë detyrat e shtëpisë

Sa mëkate në 45 minuta! Anglia mposht Shqipërinë me rezultatin 5-0 dhe tani i duhet vetëm një pikë kundër San Marinos për t’u kualifikuar në finalet e “Katar 2022”.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Edy Reja as që ishin në fushë, pasi pësuan çdo 9 minuta në pjesën e parë të ndeshjes. Maguire na ndëshkoi i pari dhe me Uzunin kishim të gjitha shanset për të barazuar, por pa sukses.

Harry Kane në “keqtrajtoi”, duke shënuar tre herë në portën e Strakoshës, ndërkohë që edhe Henderson gjeti rrugën e rrjetës kundër kuqezinjë. Cikalleshi në dy momente u mundua ta realizonte golin e nderit, por pa sukses.

Në 45 minutat e dyta kombëtarja e “Tre Luanëve” u kursye dhe deri në fund nuk pati gol tjetër. 5-0 dhe Shqipëria mbetet në vendin e tretë dhe këtë pozicion do tentojë ta ruajë duke fituar me Andorrën më 15 nëntor.

NDESHJET E TJERA – Polonia dhe Hungaria kanë bërë detyrën kundër Andorrës dhe San Marinos. Polakët shënuan katër herë dhe për ta ndeshja u bë e lehtë që në fillim, pasi te Andorra u ndëshkua me karton të kuq Fernandez që në minutën e parë.

Lewandowski e zhbllokoi sfidën, ndërkohë që shënoi edhe golin e katërt për Poloninë, pasi më parë kishin realizuar Jozwiak dhe Milik në pjesën e parë. Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-4.

Hungaria likuidoi 4-0 San Marinon dhe protagonist ishte Szoboszlai me dy gola të shënuar kundër skuadrës modeste. Gazdag dhe Vecsei realizuan golat e tjerë.

EUROPEAN QUALIFIERS – Grupi I

Angli-Shqipëri 5-0
Shënues:
Maguire 9’, Kane 18’, 33’, 45+2’, Henderson 28’

Andorra-Poloni 1-4
Shënues:
Cervos 45’ / Lewandowski 5’, 73’ Jozwiak 11’, Milik 45+2’

Hungari-San Marino 4-0
Shënues:
Szoboszlai 6’, 83’ Gazdag 22’, Vecsei 88’

/ oversport.tv