Anglia është shumë e fortë, Shqipëria U21 pëson humbjen e radhës në grup

Kombëtarja shqiptare Under 21 është mposhtur 3-0 nga bashkëmoshatarët angleze në Çesterfild në sfidën e vlefshme për kualifikueset e kampionatit Europian.

Djemtë e Bushit kanë rezistuar deri në minutën e fundit të pjesës së parë, kur janë ndëshkuar nga një gol i Balogun. Në pjesën e dytë Anglia shënon edhe 2 gola të tjerë me Balogun dhe Archer dhe mbyll përfundimisht historinë e kësaj sfide.

Shqipëria pëson humbjen e pestë radhazi në grup dhe mbetet në vendin e parafundit, ndërsa Anglia konsolidon pozitat në krye të grupit. / Oversport.tv