Anglia humb katër yje kundër Shqipërisë, Southgate thërret talentin e Arsenal

Anglia ka humbur katër lojtarë shumë të rëndësishëm për sfidën ndaj Shqipërisë. Federata angleze ka bërë të ditur në mediat e saj sociale se Mason Mount, Marcus Rashford, Luke Shaw dhe James Ward-Prowse nuk do të jenë të gatshëm për t’u grumbulluar me “Tre Luanët”.

Kështu, Gareth Southgate është detyruar të thërrasë lojtarë të rinj për ndeshjen kundër kombëtares shqiptare. Ai ka marrë kështu talentin e Arsenal Emile Smith Rowe, për të cilin është edhe thirrja e parë në kombëtaren angleze.

Gjithashtu, në vijim priten edhe grumbullimet e lojtarëve të tjerë pas mungesave. Kështu, Southgate ka nisur stërvitjet me 22 lojtarë dhe jo me 25 sa kishte programuar më parë. Anglia do të përballet kundër Shqipërisë në shtëpinë e vet më datën 12 nëntor dhe më pas do të luaj në transfertë kundër San Marinos. /oversport.tv