Një çështje e vështirë për t’u menaxhuar ka tronditur skuadrën kombëtare të Anglisë. Është zbuluar se të paktën 5 lojtarë të “tre luanëve” refuzojnë që të bëjnë vaksinën anti-covid.
Problemi lind pasi Anglia mund të sigurojë kualifikimin për në Botëror që këtë muaj, nëse fiton sfidat kundër Andorrës dhe Hungarisë, por organizatorët e Kupës së Botës në Katar kanë vendosur që lojtarët e pavaksinuar nuk mund të zbresin në fushën e blertë.
Rebelët e formacionit të Gareth Southgate, rrezikojnë të kompromentojnë gjithçka të mirë që është bërë deri më tani. Tre nga lojtarët rebelë janë “veteranë” të skuadrës angleze, ka thënë një burim.
Motivet kundra vaksinës janë nga më të ndryshmet. Një lojtar ka thënë se është shumë i ri dhe në formë dhe nuk mund të preket nga virusi.
Dikush jetër ka refuzuar pasi beson në “teoritë konspirative”, që vaksinat kanë si qëllim të spiunojnë dhe kontrollojnë jetën e njerëzve. Të tjerë janë shtyrë nga gratë e tyre, që janë kundër vaksinës. /Oversport.tv