Anglia shton listën, merr dy lojtarë të tjerë në minutën e fundit

Tammy Abraham dhe Ben Chilwell i janë bashkuar në momentin e fundit listës së kombëtares angleze për kualifikueset e Botërorit Katar 2022. Lajmi u bë i ditur nga vetë Federata Angleze pak ditë pasi shpallën listën për ndeshjet me Andorrën dhe Hungarinë.

Megjithatë trajneri Gareth Southgate ka humbur për këtë sfidë mbrojtësin e Chelsea, Reece James, i cili do të zëvendësohet nga lojtari i të njëjtit ekip, Ben Chilwell.

Ndërkohë përsa i përket thirrjes së sulmuesit të Romës, ai thjesht iu shtua listës së lojtarëve pa zëvendësuar asnjë lojtar tjetër. / oversport.tv