Shqipëria U21 përballet nesër me Slloveninë nesër prej orës 18:00, ndërkohë që sot ka parë Anglinë të ngjitet në vendin e dytë pasi mposhti në shtëpi Çekinë që kishte marrë pikët e plota në 4 ndeshjet e para.
Anglezët e mbyllën ndeshjen për 30 minuta dhe çekët i dhanë një asist duke shënuar autogol që në minutën e gjashtë me anë të Vitik.
Gordon sapo kaloi minuta e dhjetë realizoi edhe golin e dytë për Anglinë U21, që nuk u ndal me kaq. Balogun në minutën e 30-të shënoi edhe golin e tretë.
Karabec për Çekinë shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje që solli edhe humbjen e parë për kryesuesit e grupit.
Anglia ka shkuar në kuotën e 10 pikëve, një më shumë se Shqipëria dhe ka dy më pas se Çekia që ka luajtur një ndeshje më tepër. / oversport.tv