Ankand për Mazraoui, 4 skuadra italiane synojnë talentin e Ajaxit

Noussair Mazraoui, marokeni i Ajaxit, të cilit i skadon kontrata në fund të këtij sezoni është kthyer në objektivin e shumë skuadrave të mëdha europiane.

Mbrojtësi 23-vjeçar po zhvillon një sezon shumë të mirë me “harkëtarët” në kampionatin holandez dhe kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga “gjigandët” e europës, që duket se do të zhvillojnë një ankand për të bërë të vetin marokenin.

Sipas asaj që shkruan “Espn”, janë katër skuadra të Serie A (Juventus, Milan, Napoli dhe Roma), që synojnë të bëjnë të vetin lojtarin që ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 3 asiste në 16 ndeshje që ka zhvilluar me Ajaxin këtë sezon.

Por konkurrenca e klubeve italiane do të jetë e fortë, pasi për talentin maroken kanë kërkuar informacion edhe Reali i Madridit, Bayerni, Arsenali dhe Leedsi.

Mazraouit do ti duhet të bëjë një zgjedhje të vështirë, pasi kërkohet nga skuadrat më të mira të kontinentit. /Oversport.tv