Ankth në Dortmund, mesfushori pozitiv me Covid përpara sfidës në Lisbonë

Te Borussia Dortmund kanë nisur të shqetësohen në prag të sfidës ndaj Sporting Lisbonës pasi mesfushori i tyre Thorgan Hazard ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Belgu ka bërë testin rutinë ditën e sotme dhe rezultati i tij ishte pozitiv.

Kështu, lojtari është futur në izolim në mënyrë të menjëhershme. Sipas asaj që raporton klubi, lojtari është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhet në shtëpinë e tij.

Për sa i përket ekipit, të gjithë lojtarët e tjerë janë të vaksinuar dhe të imunizuar dhe si pasojë klubi tha se nuk ka nevojë për masa të mëtejshme. Megjithatë, ata do të kryejnë të gjithë tamponin për t’u nisur më pas në transfertën e Lisbonës. /oversport.tv